Politike

Gara për Shkodrën, Berisha: Basha nuk ka guxim, më shumë ka Topalli me Ademin

15 Shkurt 2022, 17:08 Nga DOSJA
Gara për Shkodrën, Berisha: Basha nuk ka guxim, më shumë ka

SHKODËR- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se revolucioni i tyre nuk do të ndalet deri sa Partia Demokratike të vijë në pushtet. Gjatë takimit me qytetarë të Shkodrës, Berisha, tha se PD-ja do të kishte ardhur në pushtet nëse Lulzim Basha do të kishte gjysmën e guximit që ka Jozefina Topalli apo Voltana Ademi. Berisha shtoi se Basha nuk shkoi në Fushë Krujë të bënte fushatë elektorale, pasi u kërcënua nga djali i Rrahman Rrajës.

“Ju ftonte në miting, vinit masivisht, fliste 1 orë dhe nuk guxonte të përmendte njëherë emrin e Edi Ramës. I thoja, këta vijnë se janë kundërshtarë të Edi Ramës se ua ka sjellë në majë të hundës qeveria. Unë kështu e kam, tha. Por opozita nuk është kështu. Një tip i dobët dhe frikacak. I thotë në Fushë Krujë i biri i një krimineli në Parlament, Rrahman Rrajës, “Lul mos guxo të dukesh në Fushë Krujë”.

Në mënyrë absolute nuk shkoi të bëjë fushatë në Fushë Krujë. Më vjen kryetari i partisë dhe më thotë, kjam shkuar tre herë dhe i kam thënë duhet të vish që të mos na ulësh kokën ne, se thonë që e ka kërcënuar i biri i Rrahmanit e ka kërcënuar dhe nuk vjen dot. Nuk shkoi. E gjuajtën me kallashnikov Jozefina Topallin në fshatrat e Vlorës dhe shkoi 10 herë të tjera. Kështu është politika, nuk është për t’u trembur“, tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jozefina topalli rrahman rraja sali berisha voltana ademi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 jozefina topalli rrahman rraja sali berisha voltana ademi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll