Politike

VD-Aktorja-Berishës: Më vjen turp nga vajza për rrogën, këta djemtë s’martohen dot!

15 Shkurt 2022, 13:16 Nga DOSJA
VD-Aktorja-Berishës: Më vjen turp nga vajza për rrogën,

SHKODËR – Aktorja e teatrit të Shkodrës Rita Gjeka kërkoi që të kishte rritje të pagës për aktorët pasi janë në nivele jo të kënaqshme. Në takimin e disa intelektualëve të qytetit me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” Bardh Spahia, Gjeka tha se për shkak të pagave të ulëta, edhe djemtë në qytet e kanë gati të pamundur të martohen. Madje, pas publikimit të pagave të qytetarëve, edhe vajza e saj i kishte shprehur pakënaqësi që punonte për 500 mijë lekë.


“Ngaqë kanë dalë këto rrogat na vjen marre se vajza kur e pa më tha nuk të vjen marre që rri gjithë ditën në teatër e merr 500 mijë lekë? I kemi më të vogla se mësuesat pagat, por ndihemi më të rëndësishëm se mësuesat se edukojmë jo një brez, por disa. Nuk e di si do zgjidhet kjo punë, ato rroga se ne jemi vërtet për bukë. Unë mundem mos me fol krejt për vete por ja ky djalë s’martohet, ky s’ka lekë prap me u martu, s’kanë lekë, janë rrogat shumë të vogla duhet me e mendu mirë këtë punë Bardh”,

 

LAJMI KRYESOR: Takim në Shkodër/ Berisha: Anulojmë Ligjin e Arsimit të Lartë, Doshi lule para Ramës

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha ne shkoder sali berisha ne shkoder

Sondazh

Poll