Politike

Imami drejton fushatën e Spahisë në Shkodër, Berisha: E kërkuan këtu, s’ishte propozimi im

15 Shkurt 2022, 12:39 Nga DOSJA
Imami drejton fushatën e Spahisë në Shkodër, Berisha: E

SHKODËR – Ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi se propozimi për caktimin e ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami si drejtues të fushatës së kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” Bardh Spahia për zgjedhjet lokale në Shkodër ka ardhur nga demokratët në Shkodër, nuk ka qenë propozim i tij. Në takimin me intelektualët e qytetit të Shkodrës, ai akuzoi kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha se ka larguar personalitete të PD që kanë dhënë kontribute të mëdha si Jozefina Topalli, Arben Imami, etj. Ai kujtoi dhe kontributet e Ali Spahisë dhe Pjetër Arbnorit.

Më tej, ai theksoi se Partia Demokratike do të hapet ndaj të gjithë demokratëve dhe intelektualëve.


“Ish-kryetari  I PD goditi në mënyrë të pandershme me pritë, ekzekutoi njerëz që kontribuonin 20 vite në PD. Ia komunikova kur shpalli atë vendim.

Ai duket I kompleksuar. Nuk arritne dot ti superonte ata. Dhe zgjodhi këtë rrugë të gabuar. Ai u largua dhe nga vlera tona themelore si parti. Liri dhe të drejtat e njeriut. Ata u bënë faktorë të ekzistencës së saj. S’ka patur gjë më të çmuar qëndresa e Pjetër Arbnorit dhe Ali Spahisë. Ishin këshiltlarët më të çmuar. Pjetër Arbnori, I cili nisi grevën e urisë në makinë. Grevë që po shkonte drejt vetëflijimit të pltoë po të mos ishte Zhak Shiraku dhe Helmut Kohl, që detyroi PS të ulej.

Ai zgjodhi injorimin e plotë dhe largoi partinë nga parimet e saj. Ska motiv ekzistenca e jonë pa vlera konservatore.

Kam kënaqësi që fushatën në Shkodër e udhëheq Arben Imami. Kërkesa qe këtu, sqe mendimi im. Ai ka punuar këtu. Të gjithë ata që duan të kthehen te kontributi. Topalli ka kontributin e saj të pamohueshëm. Të gjithë do kthehen”, bëri me dije Berisha në Shkodër.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha ne shkoder sali berisha ne shkoder

Sondazh

Poll