Politike

VD-OSHEE kthen përgjigje: Sa energji ka derdhur në rrjet inceneratori i Elbasanit

15 Shkurt 2022, 13:52 Nga DOSJA
VD-OSHEE kthen përgjigje: Sa energji ka derdhur në rrjet inceneratori

TIRANË– Socialistja Antoneta Dhima ka lexuar shkresën që OSHEE-ja ka dërguar në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Në shkresë thuhej energjia elektrike që është derdhur në rrjet nga inceneratori i Elbasanit dhe ajo që është përdorur për nevojat e vetë impantit. Sipas OSHEE-së që nga viti 2017, kohë kur është montuar pajisja matëse deri në vitin 2021 rezulton se inceneratori ka derdhur 6748.2 megavat orë dhe ka përdorur për nevoja 2792.6 megavat orë.


“Atëherë dua t’ju bëj me dije, anëtarë të këtij komisioni se kemi dërguar një shkresë pranë OSHEE-së për pridhimin dhe djegien e energjisë elektrike. Në përgjigje për Komisionin Hetimor, në shkresën e firmosur nga Ardian Çela thuhet se inceneratori i Elbasanit ka bërë kërkesë në vitin 2016, në muajin gisht. Në prill të vitit 2017 i është instaluar pajisja matëse me dy drejtime. Shoqëria ka njoftuar që do të derdhë në rrjet energji elektrike dhe deri në vitin 2021 rezulton se ka derdhur 6748.2 megavat orë e ka përdorur për nevoja 2792.6 megavat orë,”- lexoi Dhima.

VD-LIVE/ Mblidhet Komisioni për inceneratorët, pyeten 7 dëshmitarë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni per inceneratoret 15 shkurt 2022 komisioni per inceneratoret 15 shkurt 2022

Sondazh

Poll