Politike

VD-DEBAT! Socialistët kërkojnë pushim, Tabaku: Doni të mbyllni Komisionin Hetimor

15 Shkurt 2022, 13:49 Nga DOSJA
VD-DEBAT! Socialistët kërkojnë pushim, Tabaku: Doni të

TIRANË- Socialistët kanë kërkuar pushim dhe kjo gjë ka shkaktuar debate të forta në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Ishte demokrati Helidon Bushati ai që kërkoi që të mos bëhej asnjë ndërprerje, duke shtuar se kur ka punë, s’mund të pushohet e për këtë arsye do të vijohet me marrjen në pyetje të dëshmitarëve. Anila Denaj ndërhyri dhe kërkoi zyrtarisht një riskedulim të mbledhjes së sotme. 


Pjesë nga biseda:

Zëra në sallë: Zonja kryetare, kërkojmë pushim

Helidon Bushati: Nuk ka orare këtu, kur ka punë, nuk ka ndërprerje

Anila Denaj: Nuk di që jeni ju kryetar, na e riskeduloni e na e thoni pra

Jorida Tabaku: Zonja Denaj ju lutem 

Anila Denaj: Riskeduloni axhendën ju lutem dhe na thoni më pas. 

Jorida Tabaku: Zonja Denaj mos të bëjmë diskutime, ditët i hoqët, tani doni të mbyllni Komisionin Hetimor? Çfarë po thoni

Anila Denaj: Zyrtarisht kërkoj riskedulim. Po s’mund të vazhdojmë dy orë, di që ka një axhendë, ju lutem tani.

VD-LIVE/ Mblidhet Komisioni për inceneratorët, pyeten 7 dëshmitarë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike anila denaj helidon bushati jorida tabaku komisioni per inceneratoret 15 shkurt 2022 anila denaj helidon bushati jorida tabaku komisioni per inceneratoret 15 shkurt 2022

Sondazh

Poll