Politike

“3.2 miliardë lekë për bujqësinë”,Krifca: Fidanishtet dhe serrat diellore me 50% nga shteti

15 Shkurt 2022, 14:15 Nga DOSJA
“3.2 miliardë lekë për bujqësinë”,Krifca:

LUSHNJE – Ministria e Bujqësisë Frida Krifca u takua sot me fermerët e fshatrave Fiershegan, Allkaj, Krutje, Lifaj i ri, Toshkëz, Delisufaj, Barbullinjë, Krutje e Sipërme, etj. Ajo premtoi se qeveria ka akorduar 3.2 miliardë lekë skemë kombëtare për bujqësinë. Më tej, Krifca nënvizoi se ndërtimi i serrave diellore dhe prodhimi i fidanishteve do të financohet 50% nga skema kombëtare e qeverisë. Sipas saj, synohet dhe të rritet dhe prodhimi i ullirit.

“Kemi miratuar Skemën Kombëtare më të lartë që nga viti 1991, edhe pse nevojat janë më të mëdha. Bëhet fjalë për 3.2 miliardë lekë që do të shkojnë në mbështetje për bujqësinë. Janë rreth 1 miliardë lekë për mbështetjen me skemën e naftës e cila ka pasur një përfitueshmëri shumë të lartë vitin e kaluar.  Ne pretendojmë ta rrisim edhe më tej në mënyrë që të prekim më shumë kultura, si psh ulliri që përfshihet për herë të parë. Ndërkohë pjesën tjetër të mbështetjes do ta fokusojmë aty ku kemi edhe produktivitetin më të lartë dhe ku janë nevojat e bujqësisë dhe fermerëve. Prodhimi do të ketë një vëmendje të posaçme si për fidanishtet, ashtu dhe për serrat diellore me rreth 50% të financimit nga skema kombëtare”, u shpreh para fermerëve të Lushnjes ministrja e Bujqësisë Frida Krifca.

Në muajt e fundit, fermerët e Lushnjes kanë protestuar kundër buxhetit të qeverisë për shkak të rritjes së TVSH me 6% për prodhimetb bujqësore.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike fermeret e lushnjes frida krifca skema kombëtare fermeret e lushnjes frida krifca skema kombëtare

Sondazh

Poll