Politike

VD-Administratori Arapi:Vëzhgoj inceneratorët në të gjithë Shqipërinë, e kam detyrim ligjor

15 Shkurt 2022, 13:40 Nga DOSJA
VD-Administratori Arapi:Vëzhgoj inceneratorët në të

TIRANË– Demokratja Dhurata Çupi ka kërkuar të dijë se përse administratori i shoqerisë “Intergrated Technology Servis”, Faraudin Arapi vëzhgon të gjitha inceneratorët në Shqipëri. I pranishëm në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Arapi tha se e ka detyrim ligjor që ta bëjë këtë gjë, pasi kompani ku bën ai pjesë është aksionere në disa. 


Pjesë nga biseda:

Dhurata Çupi: Objekti i Komisionit Hetimor ka të bëjë në lidhje me procedurat e kontratës, dy herë deklaruat se unë inspektoj të gjitha veprimet e koncensioneve në Shqipëri

Faraudin Arapi: Mbase s’jam shprehur mirë, por shoqëria ku jam ka aksione, diku 20, diku 30 dhe shkoj dhe i vëzhgoj për procedurat. E kam detyrim ligjor. 

Dhurata Çupi: Kompania që keni ju, ka aksione në të gjitha inceneratorët në Shqipëri?

Faraudin Arapi: Unë kam disa, flas për veten time, për Albtek s’e di, ta japë kolegu…

Dhurata Çupi: Kur ka filluar ekzekutimi i kontratës, kur është nënshkruar mes koncensionarit dhe shërbimit publike, sepse ju me kontratë po bashkëpunoni.

Faraudin Arapi: Më 21 dhjetor. 

VD-LIVE/ Mblidhet Komisioni për inceneratorët, pyeten 7 dëshmitarë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dhurata cupi faraudin arapi komisioni per inceneratoret 15 shkurt 2022 dhurata cupi faraudin arapi komisioni per inceneratoret 15 shkurt 2022

Sondazh

Poll