Politike

Administratori: Mbetjet i landfillojmë me kosto zero, s’di pse s’i sjellin bashkitë

15 Shkurt 2022, 12:56 Nga DOSJA
Administratori: Mbetjet i landfillojmë me kosto zero, s’di pse

TIRANËArjan Baci, administrator i “Albtek Enrgy” shpk është shprehur se landfillimi i mbetjeve bëhet me zero kosto nga inceneratorët. I pranishëm në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Baci tha se nuk e ka idenë përse Bashkitë refuzojnë të dërgojnë mbetjet, kur nuk ka kosto. Fjalën më pas e mori demokratik Luçiano Boçi, i cili tha se nuk ka kuptim pasi bashkitë shprehen se nuk i përballojnë dot kostot e incenerimit. 

Pjesë nga biseda: 

Luçiano Boçi: Arkën e keni gjetur bosh, kush i paguan këto humbje? Arkën e keni gjetur bosh, kush i paguan këto humbje?

Arjan Baci: Ju thashë edhe më herët, ne nuk kemi bërë auditim të bilancit, për pjesën tjetër ju përgjigjem

Luaçiano Boçi: Sa është sasia e mbetjev

Arjan Baci: Mesatarisht 11-120 ton në ditë.

Luaçiano Boçi: Është me distacë shumë e madhe, 10 ton në ditë është goxha diferencë, jeni administrator dhe i dini vlerat. Në një muaj sa energji prodhoni?

Arjan Baci: Nga momenti i marrjes në dorëzim, në impiantin e mbetjeve në Elbasan, përpunohen vetëm duke u landfilluar, me kosto zero

Luaçiano Boçi: Nuk japin para bashkitë? Bëhen falas? Kostot kush i përballon?

Arjan Baci: Ka qenë zero, nuk e di pse s’më kuptoni.

Luaçiano Boçi: Duke qenë se kostoja është zero, pse s’i sjellin mbetjet, bashkitë deklarojën se s’përballojnë kostot

Arjan Baci: Nuk e di

VD-LIVE/ Mblidhet Komisioni për inceneratorët, pyeten 7 dëshmitarë

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arjan baci komisioni per inceneratoret 15 shkurt 2022 luciano boci arjan baci komisioni per inceneratoret 15 shkurt 2022 luciano boci

Sondazh

Poll