Politike

DEBAT/ Mërzitet Denaj, Bushati: Ik atje ku merr lekë. Socialistja: Kontrollo fjalorin

15 Shkurt 2022, 14:42 Nga DOSJA
DEBAT/ Mërzitet Denaj, Bushati: Ik atje ku merr lekë. Socialistja:

TIRANË– Koha e zgjatur për të marrë në pyetje dëshmitarët e administratorët e inceneratorëve ka bërëqë socialistja Anila Denaj të kërkojë sërish një skedulim të kohës. Ajo kërkoi të dinte se si ishte programuar mbledhja, por deputeti i Partisë Demokratike Helidon Bushati, tha se qëndrimi në komision ishte detyrim. Bushati shtoi më tej se Denaj po bënte zhurmuesen, ndërsa kjo e fundit i kërkoi të kontrollonte fjalët. 

Pjesë nga debati: 

Anila Denaj: E skeduluat, po hë pra se keni dhe njerëz të tjerë për të marrë në pyetje, apo s’i doni këta?

Helidon Bushati: Zonja Denaj, unë e kuptoj që koha juaj është flori, por qëndrimi në Komision është detyrim, është çështje pune

Anila Denaj: Kontrollo fjalët

Helidon Bushati: E di që ky nuk është një aktivitet që ju sjell lekë, shkoni të merreni me aktivitetet tuaja që ju sjellin lekë, por mos bëni zhurmuesin…

Anila Denaj: Kontrollo fjalorin kur flet me mua

Helidon Bushati: Zhurmuesin mos e bëni

Anila Denaj: Po e bën ti

Jorida Tabaku: Ju lutem vijojmë me pyetjet

VD-LIVE/ Mblidhet Komisioni për inceneratorët, pyeten 7 dëshmitarë

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enila denaj helidon bushati komisioni per inceneratoret 15 shkurt 2022 enila denaj helidon bushati komisioni per inceneratoret 15 shkurt 2022

Sondazh

Poll