Politike

VD-Boçi-administratorëve:Në Elbasan na gënjyen, ishit prezent, u bë shou (Ndërhyn Pëllumbi)

15 Shkurt 2022, 13:12 Nga DOSJA
VD-Boçi-administratorëve:Në Elbasan na gënjyen, ishit

TIRANË– Marrja në pyetje e dy dëshmitarëve në Komisionin Hetimor për Inceneratorët është shoqëruar me debate. Luçiano Boçi tha se në Elbasan u bë  një shou pasi u është treguar se hiri i mbetur është dhe hidhet në vende të posaçme, ndërsa administratori i “Albtek Energy” tha se kompania është licencuar me leje të veçantë. Pas këtyre pyetjeve ndërhyri socialisti Arben Pëllumbi, ndërsa kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku kërkoi të mos debatohej. 


Pjesë nga biseda: 

Luçiano Boçi: Ishit prezent atë ditë kur inxhinieri na tha se hiri shpërndahej në landfill…

Ndërhyn Arben Pëllumbi

Luçiano Boçi: Madje atje u tha që duhet të ketë vend të veçantë sepse shirat e përcjellin drejt florës e faunës dhe e dëmtojnë atë. 

Ndërhyn Arben Pëllumbi

Luçiano Boçi: Nuk ka nevojë për mbrojtje politike ai, ja po e thotë vetë. Se na gënjyen atje, u bë një shou e gjitha.

Arjan Baci: Të marrim një tjetër, ka gropa të veçanta, por mbajtja në punë e ka një kosto

Jorida Tabaku: Nuk kemi kohë të debatojmë, të fokusohemi tek pyetjet

Luçiano Boçi: E ka kontrata, duhet venddepozitim i veçantë, kështu që na thoni a ka apo nuk ka?

Arjan Baci: Është licensuar me leje të veçantë, janë përcaktuar kodet dhe aty. 

VD-LIVE/ Mblidhet Komisioni për inceneratorët, pyeten 7 dëshmitarë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arjan baci komisioni per inceneratoret 15 shkurt 2022 luciano boci arjan baci komisioni per inceneratoret 15 shkurt 2022 luciano boci

Sondazh

Poll