Politike

Pse s’kaloi impianti tek Bashkia? Administratori: U sekuestrua, u futëm ne në lojë

15 Shkurt 2022, 13:06 Nga DOSJA
Pse s’kaloi impianti tek Bashkia? Administratori: U sekuestrua, u

TIRANË– Faraudin Arapi, administrator i shoqërisë “Intergrated Technology Servis” dhe Arjan Baci, administrator i “Albtek Enrgy” shpk kanë shjeguar arsye se përse nuk ka kaluar në pronësi të Bashkisë Tiranë inceneratori i Elbasanit. Të pranishëm në Komisionin Hetmir për Inceneratorët, Arapi e Baci thanë se kjo procedurë është ndërprerë pasi kompania u vu nën sekuestro. Ata thanë se pikërisht pas këtij vendimi, procedura e kalimit të inceneratorit tek Bashkia e Elbasanit është ndërprerë dhe në lojë kanë hyrë administratorët.

Pjesë nga biseda: 

Arjan Baci: Ka një korrespondencë të gjera, kërkojmë nxjerrjen e një çmimi për blerjen e energjisë elektrike, pretendimi i ERE-s ka qenë që…

Luçiano Boçi: Nuk hyra në detaje, ju keni kontratë me Ministrinë e Mbjediti, mund t’ia lini topin në derë asaj, i thoni o vëlla me ty e kam kontratën, gjeje ti, thojini ju spese shteti s’paska ekzistuar prej 4 vitesh. Prandaj konsiderohet korruptiv 

Arjan Baci: Kemi filluar punë më 14 dhjetor, nga ana jonë janë bërë shkresat. 

Luçiano Boçi: Doja një përgjigje pse nuk kaloi në pronësi të Bashkisë së Elbasanit inceneratori, keni kontakte me palën e interesuar? Mendoni se është zbatuar kontrata, përcaktohej qartë që kompania i dorëzohej subjektit konstraktues, ministrisë në këtë rast, duhet të kishte kaluar. Data e Këshillit Bashkiak që është marrë në konsideratë nga SPAK-u nuk më duket e drejtë. 

Faraudin Arapi: Ka përfunduar në bazë të afateve kohore, i kam likujdimet dhe është në vlerën 25 milionë, misid Albtek dhe grupit monitorues e realizues. Ky është certifikimi. Nëse nuk do të dilte vendimi do ta merrte, por për shkak të sekuestros preventive që iu bë, ne nuk lejuam më që ta merrnin dhe u futëm në lojë e pozicionet e punës. 

VD-LIVE/ Mblidhet Komisioni për inceneratorët, pyeten 7 dëshmitarë

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arjan baci komisioni per inceneratoret 15 shkurt 2022 luciano boci arjan baci komisioni per inceneratoret 15 shkurt 2022 luciano boci

Sondazh

Poll