Bota

“Tërheqja e trupave, proces i zakonshëm”, zëdhënësi i Putin: Informacionet e SHBA, çmenduri

15 Shkurt 2022, 12:03 Nga DOSJA
“Tërheqja e trupave, proces i zakonshëm”,

MOSKË – Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitri Peskov e quajti diccka të zakonshme kthimin e forcave ruse në garnizone pas mbylljes së stërvitjes ushtarake. Bashkëpunëtori i shefit të Kremlinit i konsideroi informacionet e dhëna nga SHBA se Rusia do të pushtojë në 16 ose 20 shkurt Ukrainën si çmenduri maniake. Ai tha se Putin po ironizon pretendimet e presidentit amerikan Biden dhe sekretarit Blinken duke u kërkuar këshilltarëve të tij të gjejnë orën se kur do të shpërthejë lufta.

“Ne gjithmonë kemi thënë se pasi stërvitjet përfundojnë, trupat do të kthehen në bazat ushtarake. Nuk ka asgjë të re, është proces i zakonshëm. Ai (Putin) na kërkon që të gjejmë kohën e saktë, orën se kur do të nisë lufta. Êshtë e pamundur që të kuptosh këtë çmenduri maniake informacioni”, deklaroi zëdhënësi i presidentit Putin.

Ukraina kërkoi prova filmike për të vërtetuar se Moska ka tërhequr disa trupa nga kufiri i saj në lindje dhe jug të vendit. Ministria e Mbrojtjes ruse publikoi më pas pamjet e largimit të disa tankeve dhe njësive ushtarake.

LAJMI KRYESOR: TENSIONET/ Rusia tërheq trupat, Ukraina s’beson, mediat: Sulmi nis nesër

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmitri peskov konflikti rusi-ukraine vladimir putin dmitri peskov konflikti rusi-ukraine vladimir putin

Sondazh

Poll