Aktualitet

Laborator droge në mes të Tiranës, një prej të arrestuarve është nipi i Shullazit

15 Shkurt 2022, 09:39 Nga DOSJA
Laborator droge në mes të Tiranës, një prej të

TIRANË– Alban Karapici dhe Leonardo Zela janë dy personat që janë vënë në pranga pasi kishin ngritur një laborator droge në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë. Mësohet se Zela është nipi i Emiljano Shullazit, djali i motrës së ish-kreut të grupit të njohur si banda e ‘Rrugës së Kavajës’ që aktualisht ndodhet pas hekurave, i mbyllur në regjimin ’41 biss’ Karapici, 38 vjeç u arrestua brenda banesës që ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me llamba

Në total në kuadër të operacionit “Ndërveprimi” janë sekuestruar 31 llamba elektrike, radio si ato që përdoren nga Policia, një bllokues valësh dhe një detektor për kërkimin e GPS, peshore elektronike, përforcues grushti, dhe shumat 11150 euro e 11.000 paund. 140 gramë lëndë narkotike ishte e ambalazhuar në 7 kavanozë qelqi të përmasave të ndryshme.

Zela dhe Karapici akuzohen për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LAJM KRYESOR:VIDEO- Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Tiranë, dy të arrestuar, sekuestrohen para e drogë

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alban karapici leonardo zela shtepi bari tek ish parku alban karapici leonardo zela shtepi bari tek ish parku

Sondazh

Poll