Aktualitet

I dënuar me dy vite burg, SPAK kërkon pushimin e hetimeve për fshehje pasurie për Llallën

15 Shkurt 2022, 09:16 Nga DOSJA
I dënuar me dy vite burg, SPAK kërkon pushimin e hetimeve për

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar që të pushohen hetimet për ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për fshehje pasurie. Kërkesa e SPAK është bërë vetëm pak ditë më parë në Gjykatë ku kërkohet pushimi i hetimeve për akuzën e ‘fshehjes së pasurisë’ nga ana e SPAK. Në kërkesë, SPAK argumeneton se Llalla është gjykuar njëherë për të njëjtën vepër penale.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u vu në pranga në Romë të Italisë dy muaj pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar. Aktualisht ai është në liri me kusht dhe nuk mund të lëvizë pa lejen e autoriteteve vendase. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e Llallës.

Llalla u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 2 vite burg për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla denohet adriatik llalla adriatik llalla denohet adriatik llalla

Sondazh

Poll