Aktualitet

Vrasja e Prek Tonajt, zbardhet dëshmia, autori në polici: Më keni arrestuar kot

15 Shkurt 2022, 09:01 Nga DOSJA
Vrasja e Prek Tonajt, zbardhet dëshmia, autori në polici: Më keni

TIRANË– Eduart Kësolla, 30-vjeçari që u vu në pranga një ditë më parë pasi akuzohet se ka vrarë me armë zjarri Prek Tonajn, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e të dielës në Grudë e Re, Shkodër ka mohuar të ketë lidhje me krimin. Përpara grupit hetimor, Kësolla është shprehur se nuk ka lidhje me vrasjen e 47-vjeçarit. 

“Më keni arrestuar kot, nuk kam lidhje me ngjarjen. Nuk kam qenë as në vendin e krimit,”– është shprehur Kësolla. 

Eduart Kësolla u vu në pranga një ditë më parë, vetëm 24 orë pas vrasjes së Tonajt. Ai dyshohet se është personi që ka qëlluar duke i marrë jetën Prek Tonajt. Tonaj u vra teksa ndodhej në një lokal në qendër të fshatit ku banonte, mbrëmjen e 13 shkurtit. Një person i maskuar u fut brenda lokalit dhe e qëlloi me breshëri kallashnikovi. 

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eduart kësolla prek tonaj vritet prek tonaj eduart kësolla prek tonaj vritet prek tonaj

Sondazh

Poll