Aktualitet

Aksident në Durrës, shoferi i mjetit përplas motorin, një person i lënduar

15 Shkurt 2022, 09:39 Nga DOSJA
Aksident në Durrës, shoferi i mjetit përplas motorin, një

DURRËS– Aksident në Durrës. Një person ka mbetur i lënduar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor ‘Sallmone’ në Shijak. Policia informon se mjeti me drejtues personin me inicialet G.M përplasi një motomjet me drejtues personin me inicialet F.S. Ky i fundit mbeti i dëmtuar duke u transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Nuk dihet se si është gjendja aktuale e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke hetuar shkaqet.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 09;55, në aksin rrugor Sallmone Shijak, një automjet me drejtues shtetasin G. M., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin I. F. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi I. F., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës durres aksident në durrës durres

Sondazh

Poll