Aktualitet

Sezoni turistik/ Kërkesat, kreu i operatorëve: Të nisë me 16 prill, Lungomare s’ka kosh

15 Shkurt 2022, 10:06 Nga DOSJA
Sezoni turistik/ Kërkesat, kreu i operatorëve: Të nisë me 16

VLORË– Operatorët turistikë në Vlorë kërkojnë që sezoni turistik të nisë me 16 prill. Kjo ishte një ndër kërkesat që operatorët ia parashtruan prefektit të qytetit në një mbledhje që u zhvillua ditën e sotme. Kreu i sindikatës së operatorëve të jugut Vasil Bedini tha për ‘Faxnews’ se në takim prekën më shumë çështjen e ndarjes së plazheve. Ai tha se vitin e kaluar ka patur përplasje të shumta në lidhje me këtë problematikë, pasi nëse një subjekt bënte aplikimin në e-albania dhe merrte konfirmimin, të njëtën gjë nuk e bëntë bashkia duke sjell edhe konflikte mes subjekteve. Po ashtu, Bedini vuri theksin te pastërtia e zonës, duke treguar se në Lunomare nuk ka kosha ku të hidhen mbeturinat.

Jemi në prag të sezonit. Kemi kërkuar që çelja të bëhet me herët se vitet e kaluara dhe sezoni duhet të funksionoje gjatë gjithë vitit. Kjo kërkese ështëe që sezoni të celet 16 prill. Të bëjmë ato punë që duhet të bëjmë. Vlora ka pika, kërkesa, dhe punë që duhet të bëhen. Ndarja e plazheve, kemi 30 ditë që të aplikojmë për plazhe. Ajo që na ka shqetësuar është konflikti mes disa operatoreve se në e- albania disa zona u jepen disa subjekteve, ndersa bashkia nuk bën të njëjtin hap. Ai subjekt që aplikon te e-albania ta marrë në menyrë që të mos ketë përplasje. Bashkitë e Vlorës, Himarës dhe Sarandës të kenë një koodrinim të plotë. Transporti urban në Vlorë është shërbim për të qarë hallin. Nuk i shkon qytetit. Urbanet ngelin ne mes të rrugës. Te prezantohemi sic i ka hije Vlores. Janë disa pikë që s’kërkojnë kush e di cfarë. Lungomare nuk ka një kosh ku të hedhësh një bisht cigare. Pastrimi është pika tjetër, një koordinim të plotë të bashkisë Vlorë”– tha Bedini.

Ndër të tjetra, ai shtoi se përplasjet mes Bashkisë dhe Prefekturës duhen lënë anash për të mirën e qytetit.

“Ne i kemi bërë kërkesë edhe bashkisë, s’na e kanë konfirmuar ende. Prefektura na e konfirmoi për sot. Përplasjet që kanë duhet ti anashkalojmë për të mirën e qytetit. Do të flas me strukturat që ka në varësi. Shpresojmë të takohemi me ministrinë. Pasi më 28 shkurt përfundon afati për ndarjen e plazhit” tha kreu i operatorëve të jugut.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kerkesat e operatoreve turistike sezoni turistik vasil bedini vlore kerkesat e operatoreve turistike sezoni turistik vasil bedini vlore

Sondazh

Poll