Aktualitet

Arrestohet nipi i Shullazit me laborator droge në mes të Tiranës, sekuestrohen para e drogë

15 Shkurt 2022, 09:23 Nga DOSJA
Arrestohet nipi i Shullazit me laborator droge në mes të Tiranës,

TIRANË– Leonardo Zela, 23 vjeç, nipi i Emiljano Shullazit është vënë në pranga pasi kishte ngritur një laborator droge në mes të Tiranës. Zela u arrestua bashkë me 38-vjeçarin Alban Karapici me të cili kishte kthyer në ‘shtëpi bari’ një banesë në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë. akuzohen për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Karapici është kapur brenda banesës që ishte kthyer në një laborator droge, ndërsa djali i motrës së ish-kreut të grupit të njohur si banda e ‘Rrugës së Kavajës’ e që për momentin ndodhet pas hekurave në regjimin ’41 biss’ u prangos pas vijimit të hetimeve.

Në total në kuadër të operacionit “Ndërveprimi” janë sekuestruar 31 llamba elektrike, radio si ato që përdoren nga Policia, një bllokues valësh dhe një detektor për kërkimin e GPS, peshore elektronike, përforcues grushti, dhe shumat 11150 euro e 11.000 paund. 140 gramë lëndë narkotike ishte e ambalazhuar në 7 kavanozë qelqi të përmasave të ndryshme.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD- Brenda laboratorit të drogës së nipit të Shullazit, radio policie e bllokues valësh

Laborator droge në mes të Tiranës, një prej të arrestuarve është nipi i Shullazit

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alban karapici leonardo zela policia e tiranes shtepi bari tek ish parku alban karapici leonardo zela policia e tiranes shtepi bari tek ish parku

Sondazh

Poll