Aktualitet

Reforma Territoriale dhe Zgjedhore/ EMRAT e PD, kush do jenë në krye të komisioneve

15 Shkurt 2022, 09:42 Nga DOSJA
Reforma Territoriale dhe Zgjedhore/ EMRAT e PD, kush do jenë në krye

TIRANË– Disa nga emrat e anëtarëve të Komisioneve nga radha e Partisë Demokratike për reformën Territoriale dhe Zgjedhore janë bërë të ditur. Panorama ka zbardhur disa prej tyre, ndërkohë që skuadra përfundimtare ende nuk është caktuar. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka caktuar drejtues politik të Reformës Territoriale Gazment Bardhin, ndërsa drejtues teknik, Roland Bejkon. Po ashtu, është mësuar se anëtare do të jetë deputetja Dhurata Çupi, ndërsa në diskutim janë Bledion Nallbatin e Greta Bardhelin.

Ditën e enjte, në orën 10:00 pritet që parlamenti të miratojë përbërjen e dy komisioneve të posaçme, atë të Reformës Zgjedhore dhe të Reformës Territoriale. Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e djeshme për gazetarët se të enjten, PS do të votojë dhe anëtarët e komisioneve.

Të enjten e kaluar, Parlamenti miratoi ngritjen e dy komisioneve të posaçme, të propozuara nga Partia Demokratike.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike partia demokratike reforma terrioriale reforma zgjedhore partia demokratike reforma terrioriale reforma zgjedhore

Sondazh

Poll