Aktualitet

“S’e vrava unë Tonajn”, Kësollës i gjenden gjurmë baruti në duar

15 Shkurt 2022, 10:17 Nga DOSJA
“S’e vrava unë Tonajn”, Kësollës i gjenden

TIRANË– Eduart Kësollës, 30-vjeçarit të arrestuar për vrasjen e Prek Tonajt i janë gjetur gjurmë baruti në duar. Mësohet se është pikërisht kjo arsyeja që I ka bërë hetuesit të mendojnë se 30-veçari është autori i vrasjes së Tonajt, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 13 shkurtit. Përpara grupit hetimor, Kësolla është shprehur se nuk ka lidhje me vrasjen e 47-vjeçarit. 

“Më keni arrestuar kot, nuk kam lidhje me ngjarjen. Nuk kam qenë as në vendin e krimit,”– është shprehur Kësolla. 

30-vjeçari u vu në pranga një ditë më parë, vetëm 24 orë pas vrasjes së Tonajt. Ai dyshohet se është personi që ka qëlluar duke i marrë jetën Prek Tonajt. Tonaj u vra teksa ndodhej në një lokal në qendër të fshatit ku banonte, mbrëmjen e 13 shkurtit me breshëri kallashnikovi.

LEXO EDHE KËTË:

Vrasja e Prek Tonajt, zbardhet dëshmia, autori në polici: Më keni arrestuar kot

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eduart kësolla prek tonaj eduart kësolla prek tonaj

Sondazh

Poll