Aktualitet

Kalon vettingun/ Konfirmohet në detyrë kryeprokurorja e Durrësit, Anita Jella

15 Shkurt 2022, 08:47 Nga DOSJA
Kalon vettingun/ Konfirmohet në detyrë kryeprokurorja e Durrësit,

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë Anita Jellën, kryeprokuroren e Durrësit. KPA ka lënë kështu në fuqi vendimin e dhënë nga KPK, pavarësisht ankimimit të bërë nga Komisioneri Publik.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit Anita Jella më 10 dhjetor 2019, por e dërgoi atë për procedim disiplinorë dhe kërkoi që problemet në dy dosje, përfshi hetimet në Kadastrën e Durrësit të merreshin parasysh në vlerësimin profesional vjetor. Procesi i vetingut për Jellën u krye në atë kohë nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Xhensila Pine, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Etleda Çiftja. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs. Çështja për të cilën Jella u referua për procedim disiplinorë duket se ka të bëjë me hetimin ndaj një personi të dyshuar për mbajtje narkotikësh. Jella kishte pushuar çështjen pasi të dyshuarit nuk i ishte gjetur drogë. Por vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs, gjatë seancave në KPK, këmbënguli që hetimi ishte i cekët në këtë rast.

Kush është Anita Jella?

Kryeprokurorja e Durrësit ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002. Ajo e ka filluar karrierën si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007. Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet anita jella kpa vettingu anita jella kpa vettingu

Sondazh

Poll