Bota

Putin dhe Lavrov në distancë, presidenti dhe ministri rus duan dialog me Perëndimin

15 Shkurt 2022, 07:41 Nga DOSJA
Putin dhe Lavrov në distancë, presidenti dhe ministri rus duan dialog

MOSKË – Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov biseduan lidhur me çështjen delikate të Ukrainës. Ditën e djeshme, ata zhvilluan një takim, i cili u filmua dhe u transmetua në mbarë vendin dhe botën. Putin dhe Lavrov lanë të kuptohej në bisedën e tyre se nuk do të ketë sulm të menjëhershëm ushtarak ndaj Kievit, por ata janë të gatshëm të vazhdojnë bisedimet me Perëndimin për daljen nga kriza.

Të dy qëndruan në distancë të largët nga njëri-tjetri në një sallë të teatrit Bolshoi. Putin i kërkoi mendim shefit të diplomacisë ruse nëse duhet të vazhdojnë bisedime pa afat për Ukrainën.

“Sergej Viktoroviç, në opinion tënd a ka ndonjë shans për të arritur një marrëveshje me partnerët tanë në çështje me rëndësi që shkaktojnë shqetësimin tonë apo ka përpjekje për të na tërhequr në një proces bisedimesh pa fund dhe pa përfundim logjik?”, iu drejtua Putin ministrit të tij.

Lavrov tha pavarësisht se është kundër procesit negociues pa limit, ai sugjeron që bisedimet me Perëndimin të vazhdojnë pasi ka ende mundësi për dalje nga kriza.
“Vladimir Vladimiroviç, ju e keni thënë më shumë se një herë së bashku me zyrtarë të tjerë të Federatës ruse se jemi kundër bisedimeve të pafundme për çështjet që kanë nevojë të zgjidhen sot. Por, ende besoj se ka gjithmonë një mundësi. Më duket se ende mundësitë tona janë larg për të shteruar. Nuk duhet të vazhdojnë këto bisedime pafund, por në këtë fazë do të sugjeroja që ato duhet të vazhdojnë dhe të shtohen”, iu përgjigj Lavrov shefit të tij.

“Ok”, u përgjigj Putin. Më pas, ai pyeti vartësin e tij nëse ka përgatitur përgjigjet ndaj SHBA dhe NATO-s për çështjet që SHBA dhe NATO kërkojnë garanci sigurie nga Moska. Lavrov tha se ka përgatitur një raport me 10 faqe.

Ditën e djeshme, presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri britanik Boris Johnson biseduan për 40 minuta në telefon për çështjen Rusi-Ukrainë. Ata theksuan se ka ende mundësi që çështja të zgjidhet në rrugë diplomatike.

Në mbrëmje, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski iu drejtua kombit të tij duke thënë se vendi pritet të sulmohet nga Rusia. Ai kërkoi që populli ukrainas të tregojë unitet dhe devotshmëri duke mos harruar 14 mijë ukrainas të rënë në luftë me Rusinë.

Burimi: Politico 

LAJMI KRYESOR: HARTA/ Sulm nga 3 anët e kufirit, Rusia shton fuqinë ushtarake në kufi me Ukrainën

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine sergej lavrov vladimir putin konflikti rusi-ukraine sergej lavrov vladimir putin

Sondazh

Poll