Sport

Policia britanike mbrohet, duke përdor spray për të “shuar” incidentet gjatë ndeshjeve…

15 Shkurt 2022, 05:44 Nga DOSJA
Policia britanike mbrohet, duke përdor spray për të

ANGLI – Videot në mediat sociale, pas fitores 3-0 të Evertonit ndaj Leeds, treguan oficerë policorë që përdorën substanca mbi spektatorët në incidentet e ndodhura në “Goodison Park” dhe një numër tifozësh të Leeds që fërkonin sytë.

Policia e Merseyside tha se spray, i njohur si ‘PAVA’, u përdor pasi disa tifozë hodhën shishe ndaj oficerëve dhe dy prej tyre u goditën me grusht në fytyrë, teksa ata u përpoqën të arrestonin një person që kishte goditur me kokë një stjuard.

“Kur policia u sulmua, oficerët përdorën spray ‘PAVA’ për të vënë situatën nën kontroll për sigurinë e tifozëve pranë sherrit,”- thuhet në një deklaratë nga policia e Liverpool.

Policia vijon: “Menjëherë, më pas, u bënë përpjekje për të identifikuar këdo që u prek nga spërkatja e piperit dhe për të ofruar edhe mbështetje. Përdorimi i ‘PAVA’ në këtë incident është rishikuar nga departamenti ynë i standardeve profesionale, të cilët janë të kënaqur që përdorimi i tij ishte proporcional dhe i nevojshëm”.

Në deklaratë shtohet se një 44-vjeçar u arrestua nën dyshimin, se ishte i dehur dhe kishte sulmuar një oficer. Klubi i Leeds nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi përdorimin e spray-it.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport do të luajë në premier league është pjesë e evertonit që nga viti 2017 fitores 3-0 të evertonit i njohur si ‘pava’ kundër leeds në “goodison park” do të luajë në premier league është pjesë e evertonit që nga viti 2017 fitores 3-0 të evertonit i njohur si ‘pava’ kundër leeds në “goodison park”

Sondazh

Poll