Sport

Haller e bën Ajax-in të ëndërrojë: 41 gola në 50 ndeshje dhe 15 asistime. Jo pak…

14 Shkurt 2022, 10:02 Nga DOSJA

HOLANDE – Sezoni i Ajax-it duket pothuajse i pabesueshëm. “Harkëtarët” janë të parët në Eredivisie, por ajo që është e frikshme janë shifrat e skuadrës së Ten Hag.

Ata kanë pësuar vetëm 5 gola në njëzet e dy ndeshjet e deritanishme, ndërkohë që kanë shënuar 69 gola, duke grumbulluar 54 pikë, pesë më tepër se sa PSV Eindhoven që e ndjek.

Pesë golat më të fundit, skuadra e Amsterdamit i shënoi të dielën, teksa mposhti pastër Twente, me rezultatin 5-0. Kjo edhe në sajë të zakonshmit Sebastian Haller, autor i një hat-trick, i cili prej kohësh kohësh pikë referimi për Ajax.

Për ish-sulmuesin e Eintracht dhe West Ham, ardhja në Holandë përkoi me periudhën më të mirë të karrierës së tij: sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, por i lindur në Francë, në fakt, në 50 ndeshje me Ajax ka shënuar 41 gola dhe 15 asistime, shifra jo të pakta për një sulmues.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ajax amsterdamit ajax është lideri i ri i eredivisie sebastian haller trajnerin të ajaxit ajax amsterdamit ajax është lideri i ri i eredivisie sebastian haller trajnerin të ajaxit

Sondazh

Poll