Aktualitet

Drejtues i “Cosa Nostras” në Palermo në pranga, i ankohej të birit për mafiozët e rinj

14 Shkurt 2022, 09:36 Nga DOSJA
Drejtues i “Cosa Nostras” në Palermo në pranga, i ankohej

ITALI – Të dhëna të reja kanë dalë nga arrestimi i Giuseppe Guttadauros, eksponentit të organizatës “Cosa Nostra” në Palermitana, i cili u prangos mbrëmë nga karabinierët italianë. Sipas informacioneve, Guttadaro, i cili njihet me nofkën “Doktori” po planifikonte një trafik ndërkombëtar droge, ku me mbështetjen financiare të palermitanëve do të hapte një kanal të transportit të kokainës, të cilët do ta blinte nga vendet e Amerikës së Jugut, ndërsa do furnizonte me hashash me ndihmën e një shqiptari të arrestuar.

Sipas përgjimeve të autoriteteve italiane, Guttadauro kritikonte anëtarët e rinj që i bashkoheshin mafias. Ai u irritua nga fakti se njëri prej pjesëtarëve të “Cosa Nostras” Francesco Colletti po bashkëpunon me drejtësinë italiane. Në bisesa dëgjohet se si “Doktori” është i shqetësuar se si një tjetër përfaqësues i mafies, Filippo Bisconti po i jep të dhëna punonjësve të drejtësisë italiane. Ai i thotë të birit se ka ardhur koha që organizata mafioze të evoluojë, por të ruhet parimet e “Cosa Nostras”.

Giuseppe Guttadauro dhe djali i tij Mario Carlo u arrestuan me akuzën e drejtimit të një organizate kriminale mafioze. Ata i përkasin familjes së Palermo Roccellas. “Doktori” ka drejtuar spitalin e Palermos 22 vite më parë.

Burimi: ANSA

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet giuseppe guttadauro cosa nostra mario carlo guttadauro arrestohet giuseppe guttadauro cosa nostra mario carlo guttadauro

Sondazh

Poll