Aktualitet

Aksident në ‘Don Bosko’, përplaset nga makina 17-vjeçari, arratiset drejtuesi i mjetit

14 Shkurt 2022, 06:08 Nga DOSJA
Aksident në ‘Don Bosko’, përplaset nga makina

TIRANË– Aksident në Tiranë. Në orët e para të mëngjesit një mjet ka përplasur këmbësorin me inicialet M.B, duke e lënë të lënduar. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes duke lënë 17-vjeçarin të shtrirë në tokë. Mësohet se autori ka lënë mjetin dhe është larguar në drejtim të paditur. Policia ështrë vënë në ndjekje të tij. Ndërsa personi i plagosur është dërguar në spital aty ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 14.02.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në “Don Bosko”, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. B., 17 vjeç, dhe më pas drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit, 17-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksident ne don bosko aksident aksident ne don bosko

Sondazh

Poll