Publikohen FOTOT/ Kush ishte Prek Tonaj që u vra në mes të lokalit në Shkodër
SHKODËR– Personi që po shikoni në foto është Prek Tonaj, 47-vjeçari që u vra me breshëri kallashnikovi në Shkodër. Tonaj, punonjës në Ujësjell...
SHKODËR– Prek Tonaj është i treti person nga e njëjta familje që mbetet i vrarë në një hark kohor prej më pak se 30 vitesh. Mësohet se 47-vjeçari që u ekzekutua sot në një lokal në qendër të fshatit Grudë e Re në Shkodër ka humbur edhe dy vëllezërit e tij, që ja kanë vrarë në periudha të ndryshme kohore.
Në fillim në viteve ’90 është vrarë vëllai i parë i Tonaj, ngjarje që edhe në ditët e sotme ka mbetur pa autor. Pak vite më vonë, Tonajt i vranë një tjetër vëlla. Këtë herë në burg. Pikërisht këto ekzekutime të njëpasnjëshme mësohet se kanë qenë edhe arsyeja që në vitin 2011, kur Tonaj ishte 36 vjeç mori armët dhe u nis të merrte hakun. Por nuk ia doli dot!
Ndue Tonaj, banues në fshatin Vuksan, Prek Tonaj, banues në fshatin Grudë e re dhe Ndoc Prela, banues në lagjen “3 Heronjtë” në qytetin e Shkodrës u vunë në pranga, ndërsa armët që kishin u sekuestruan nga policia.
‘Hasmi’ shpëtoi, por nuk u mjaftua me kaq. Ai u kujdes që të shuante edhe vëllanë e fundit të familjes Tonaj, Prek Tonaj që e vrau këtë mbrëmje. 47-vjeçari ishte ulur si çdo mbrëmje në lokalin në qendër të fshatit ku jetonte kur u zu në befasi nga një person i maskuar. Ky i fundit e qëlloi me breshëri kallashnikovi dhe e la të vdekur në vend.
Hyrjet e daljet e qytetit janë bllokuar nga forca të shumta policie që janë vënë në kërkim të autorit apo autorëve që lanë pa baba fëmijët e 47-vjeçarit këtë mbrëmje.
LAJM KRYESOR:Vrasje me armë zjarri në Shkodër, ekzekutohet një person
(f.m/Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SHKODËR– Personi që po shikoni në foto është Prek Tonaj, 47-vjeçari që u vra me breshëri kallashnikovi në Shkodër. Tonaj, punonjës në Ujësjell...
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me vrasjen e ndodhur këtë mbrëmje në Shkodër. Sipas njoftimit të policisë, Prek Tonaj, ...
SHKODËR– Prek Tonaj, 47-vjeçari që u vra mbrëmjen e sotme me breshëri kallashnikovi është vënë në pranga në vitin 2011. Sipas raportimeve të a...
SHKODËR– 46-vjeçari Prek Tonaj, i cili u vra mbrëmjen e sotme në Shkodër rezulton të jetë qëlluar me kallashnikov. Mësohet se ai ka qenë në qe...
SHKODËR– Është idenfitikuar personi që është ekzekutuar me armë zjarri. Mësohet se mbrëmjen e sotme në qendër të fshatit Grudë në Shkodër është ...
TIRANË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar shpalljen e aplikimeve në lidhje me bursat e një programi të ofruar nga SH...
BRITANI E MADHE– Kushtrim Sinani është dënuar me 27 muaj burg pasi u vu në pranga teksa punonte në një shtëpi-kanabisi me vlerë 90 mijë paund. Mediat brit...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe biznesmen...
DURRËS– Lundrimi me traget nga Durrësi drejt Ankonës është anuluar për shkak të një defekti që ka pësuar mjeti lundrues. Në njoftimin zyrtar nga Auto...
TIRANË– Një histori e ngjashme me Kontin e Monte Kristos, dënim i padrejtë, arratisje dhe hakmarrje. Nuk ka thesar, nuk ka rikthim, nuk ka ndryshim i...