Aktualitet

Bino: Nëpër shkolla ka ende vatra koronavirusi, në spitale më shumë 0-4 vjeç

13 Shkurt 2022, 21:10 Nga DOSJA
Bino: Nëpër shkolla ka ende vatra koronavirusi, në spitale

TIRANË– Numri i të infektuarve me koronavirus ka pësuar rënie që prej dy javësh, por nuk ka ndodhur kjo me fëmijët.  Në moshën pediatrike, numri i fëmijëve që infektohen mbetet e lartë dhe nëpër shkolla  ka ende vatra te koronavirusit.

Numri i lartë i të infektuarve në radhën e fëmijëve është reflektuar edhe në shtimin e numrit të fëmijeve që shtrohen në spital. Por sipas Binos, për hospitalizim kanë më shumë nevojë foshnjet dhe më të vegjëlit deri në  4 vjeç

Edhe pse “Omicron” po dobësohet, Bino insiston në vazhdimin e vaksinimit. Deri më tani, me dy doza janë vaksinuar rreth 42 % e popullatës.

Marrë nga  Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi silva bino koronavirusi ne shqiperi silva bino

Sondazh

Poll