Aktualitet

VD- Gruaja nxirret zvarrë nga komisariati i Lushnjes, efektivët e kapin nga krahët e këmbët

13 Shkurt 2022, 20:35 Nga DOSJA
VD- Gruaja nxirret zvarrë nga komisariati i Lushnjes, efektivët e

LUSHNJE– Një grua është nxjerrë zvarrë nga Komisariati i Lushnjes. Ngjarja skandaloze dhe e paprecedentë ka ndodhur ditë ne sotme në qytetin e Lushnjes. Pamjet e publikuara nga JOQAlbania tregojnë momentin kur dy efektivë kapin një grua, njëri nga këmbët e tjetri nga krahët dhe e nxjerrin nga ambientet e komisariatit.

Mësohet se gruaja në fjalë kishte shkuar në komisariat për djalin e saj, M. V., 21 vjeç (i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Dhuna në familje”) por sot ishte konfliktuar me një person me inicialet E. M., 35 vjeç, banues në Lushnjë.

Policia ka shoqëruar 21-vjeçari, ndërsa nëna e tij ka dashur të futet brenda në komisariat për ta parë. Por efektivët nuk e kanë lejuar e përveç kësaj, e kanë nxjerrë zvarë nga komisariati. Pas publikimit të këtyre pamjeve ka ardhur edhe reagimi i Policisë së Shtetit. Kryepolici Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësit e Policisë F. H., me detyrë specialist informaconi dhe Sh. S., oficer i patrullës së përgjithshme si dhe ka nisur hetimet për ngjarjen.

LEXO EDHE KËTË: 

VD- Gruaja nxirret zvarrë nga komisariati i Lushnjes, efektivët e kapin nga krahët e këmbët

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gruaja nxirret zvarre nga policia komisariati i lushnjes gruaja nxirret zvarre nga policia komisariati i lushnjes

Sondazh

Poll