Aktualitet

Zbulohen predha të rrezikshme në Pukë, banori: Ka të tjera

13 Shkurt 2022, 10:13 Nga DOSJA
Zbulohen predha të rrezikshme në Pukë, banori: Ka të tjera

PUKË– Në aksin rrugor Shkodër-Pukë, në zonën e Qafë Laçit janë zbuluar predha. ‘Top Channel’ raporton se në rrugën e këmbësorëve që lidh fshatrat banorët e zonës kanë vënë re praninë e predhave.

Banorët kanë zbuluar se në atë zonë janë 9 predha artilerie të shpërndara në luginë të cilat janë të rrezikshme për shkak se në to janë ende të montuara djegoret. Ka qënë një banor i zonës i cili i ka identifikuar për ‘Top Channel’. Duke mos dashur që të tregojë identitetin e tij, banori është shprehur se muncionet i zbuloi teksa ishte duke ruajtur bagëtitë e tij.

Banori tregoi në zonë ka ende të tjera predha që mund të jenë me rrezikshmëri të lartë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet predha predha ne puke puke predha predha ne puke puke

Sondazh

Poll