Aktualitet

Vritet Prek Tonaj, djali i fundit i familjes, në 2011 donte të merrte hakun e vëllezërve

13 Shkurt 2022, 18:24 Nga DOSJA
Vritet Prek Tonaj, djali i fundit i familjes, në 2011 donte të merrte

SHKODËR– Prek Tonaj, 47 vjeç, punonjës i Ujësjellës Kanalizimeve të qytetit të Shkodrës ka mbetur i vrarë në një atentat mbrëmjen e sotme. Tonaj, djali i vetëm i familjes që kishte mbetur gjallë pasi dy vëllezërit ia kishin vrarë njëri pas tjetrit ishte ulur si çdo mbrëmje në lokalin ne qendër të fshatit Grudë e Re, ku edhe banonte. Por, bisedën e gotat me miqtë i ndërpreu breshëria e kallashnikovit rreth orës 19:15. Një person i maskuar hyri brenda në lokal, e qëlloi me breshëri 47-vjeçarin dhe më pas u largua.

Dëshmitarë të ngjarjes thonë se para se ta qëllonte, autori i ka thënë edhe emrin e personit që e kishte dërguar për ta vrarë, por kjo gjë nuk është konfirmuar zyrtarisht. Të maskuarin e priste një tjetër person me makinë jashtë lokali dhe të dy kanë arritur të largohen duke u shpëtuar pikave të kontrollit që ngriti policia. Tonaj vdiq në vend si pasojë e plagëve të marra.

Tashmë grupi hetimor është në kërkim të kamerave të sigurisë në bizneset pranë vendit ku ndodhi ngjarja me shpresën se mund të jetë filmuar autori i krimit. Hyrje daljet e Shkodrës janë të gjitha të bllokuara. Pista e vetme që grupi hetimor ka mbi tavolinë është ajo e hakmarrjes për shkak të historisë tronditëse të familjes Tonaj që kishte humbug edhe dy djem më herët.

Vëllai i madh i Prek Tonaj është vrarë në vitet ’90 në Dukagjin, ndërsa tjetri teksa vuante dënimin në burg. Këto ekzekutime të njëpasnjëshme mësohet se kanë qenë edhe arsyeja që në vitin 2011, kur Tonaj ishte 36 vjeç mori armët dhe u nis të merrte hakun. Por nuk ia doli dot! Ndue Tonaj, banues në fshatin Vuksan, Prek Tonaj, banues në fshatin Grudë e re dhe Ndoc Prela, banues në lagjen “3 Heronjtë” në qytetin e Shkodrës u vunë në pranga, ndërsa armët që kishin u sekuestruan nga policia. ‘Hasmi’ shpëtoi, por nuk u mjaftua me kaq. Ai priti 11 vite dhe u kthye këtë mbrëmje për të eliminuar edhe djalin e fundit të familjes Tonaj.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Prek Tonaj ishte i fundit, 2 vëllezërit ia vranë njëri pas tjetrit, dështoi tu merrte hakun

Publikohen FOTOT/ Kush ishte Prek Tonaj që u vra në mes të lokalit në Shkodër

VIDEO-Vendi ku u ekzekutua Prek Tonaj, trupi ndodhet ende në lokal

Atentati në Shkodër, policia: Prek Tonaj u vra në lokal

Tentoi të vriste për hakmarrje 11 vite më parë, kush është Prek Tonaj që u ekzekutua sot

DETAJE/ 46-vjeçari në Shkodër u vra me kallashnikov, autori mbante maskë

EMRI/ Identifikohet viktima, kush u vra në Shkodër

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shkodres prek tonaj vrasje ne shkoder vritet prek tonaj policia e shkodres prek tonaj vrasje ne shkoder vritet prek tonaj

Sondazh

Poll