Aktualitet

Nxorrën zvarrë qytetaren nga Komusiariati i Lushnjes, pezullohen dy efektivët

13 Shkurt 2022, 20:38 Nga DOSJA
Nxorrën zvarrë qytetaren nga Komusiariati i Lushnjes, pezullohen dy

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka marrë vendimin të pezullojë nga detyra dy punonjësit e Policisë F. H., me detyrë specialist informaconi dhe Sh. S., oficer i patrullës së përgjithshme pasi këta të fundit janë filmuar teksa nxirrnin duke e tërhequr zvarrë një qytetare nga Komisariati i Policisë së Lushnjes. Pas publikimit të pamjeve nga JOQAlbania, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i policisë së Shtetit ku sqarohet marrja e masës për dy efektivët dhe nisja e hetimit për këtë rast.

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një shtetase, të cilën punonjësit e Policisë e nxjerrin nga Komisariati i Policisë Lushnjë, sqarojmë se: Rrethanat e ngjarjes: Ditën e sotme, pas një telefonate në sallën operative, se në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, kishte ndodhur një konflikt, menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë në adresën e dhënë. Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi M. V., 21 vjeç (i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Dhuna në familje”) ishte konfliktuar me shtetasin E. M., 35 vjeç, banues në Lushnjë. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasin M. V., 21 vjeç, dhe proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasin E. M. Gjatë kohës që shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit M. V., në Komisariat, shtetasja R. M. (nëna e shtetasit M. V.) ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe është nxjerrë jashtë nga efektivët e Policisë. Në lidhje me zbatimin e procedurave standarde nga ana e punonjësve të Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, rreth orës 17:00, është informuar nga drejtuesi i strukturës vendore të Policisë, për veprimet e kryera kundrejt shtetases R. M.. Me qëllim pasjen e një hetimi disiplinor sa më objektiv, Drejtori i Përgjithshëm ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësit e Policisë F. H., me detyrë specialist informaconi dhe Sh. S., oficer i patrullës së përgjithshme, si dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të nisur menjëherë hetimin disiplinor.

Çfarë ndodhi në Lushnje:

Pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, kishte ndodhur një konflikt, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë. Nga verifikimet ka rezultuar se M. V., 21 vjeç (i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Dhuna në familje”) ishte konfliktuar me E. M., 35 vjeç, banues në Lushnjë. Për pasojë, 21-vjeçari u arrestua për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Personi me inicialet E.M., u procedua penalisht. Gjatë kohës që shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e 21-vjeçarit në Komisariat, gruaja me inicialet R. M. (nëna e shtetasit M. V.) ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe është nxjerrë jashtë nga efektivët e Policisë. Pamjet tregonin efektivët që tërhiqnin zvarrë gruan në fjalë.

LEXO EDHE KËTË:

VD- Gruaja nxirret zvarrë nga komisariati i Lushnjes, efektivët e kapin nga krahët e këmbët

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gledis nano gruaja nxirret zvarre nga policia policia e lushnjes gledis nano gruaja nxirret zvarre nga policia policia e lushnjes

Sondazh

Poll