Aktualitet

Kontroll në Reç e Rrogozhinë, komunikim me orë, ‘Android’-i i lidhte me rrjetet sociale

13 Shkurt 2022, 20:40 Nga DOSJA
Kontroll në Reç e Rrogozhinë, komunikim me orë,

TIRANË– Kontrollet e befasishme kanë zbuluar pajisje elektronike si televizorë, aparatura digitalbi, ora, thika e radio të impovizuara që përdoreshin për komunikim nga të dënuarit në burgun e Reçit e të Rrogozhinës. Konkretisht ditën e sotme Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me tetë grupe të forcave të saj operacionale, ka kryer kontrolle të befasishme në IEVP Rrogozhinë dhe Reç përgjatë fashës orare 17:00-20.55.

Në burgun e Rrogozhinës janë kontrolluar 8 dhoma ku janë konstauar pajisje që kishin cënuar elementët e sigurisë. Një orë dore e gjetur nga grupet e kontrollit, dyshohet se përdorej si pajisje komunikimi.

Ndërkohë në Reç është gjetur një pajisje komunikimi Android e modifikuar në një kuti kartoni. Kjo pajisje po të lidhej me televizorin realizonte dhe nderveprim në rrjetet sociale. Gjithashtu është gjetur edhe një thikë e improvizuar, një radio dore me dalje USB dhe antenë. Materialet janë sekuestruar dhe pritet që në ditët në vijim të bëhen procedimet e nevojshme për këto shkelje.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burgu i reçit burgu i rrogozhines kontrolle ne burgje burgu i reçit burgu i rrogozhines kontrolle ne burgje

Sondazh

Poll