Sport

Tottenham, aventura e Contes po shkon keq e më keq, Liverpool e Newcastle fitojnë

13 Shkurt 2022, 16:17 Nga DOSJA
Tottenham, aventura e Contes po shkon keq e më keq, Liverpool e Newcastle

ANGLI– Tottenham drejtuar nga Antonio Conte është zyrtarisht në krizë. Spurs pëson humbjen e tretë rradhazi në kampionat (nuk i kishte ndodhur Contes që kur drejtonte Atalantën). Ndaj Ëolves Tottenham mundet me shifrat 2-0 dhe ndërlikon jo pak pozitat për të arritur zonën Champions.

Goli i parë u shënua nga Jimenez në minutën e 6’, ndërsa në minutën e 18’ të lojës ishte Dendoncker ai që do të realizonte dhe që dyfishoi shifrat për miqtë.

Pas kësaj ndeshje Tottenham shkon në vendin e tetë me 36 pikë, teksa kundërshtari Ii kësaj sfide kalon në pozicionin e shtatë me 37 pikë. Në takimet e tjera, Liverpool ndaj Burnley-t me shifrat 1-0, dhe po me të njëjtën rezultat ka fituar edhe Newcastle përballë Aston Villa-s.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport conte premier league tottenham conte premier league tottenham

Sondazh

Poll