Sport

Tifozët e Milanit nuk ia falin gjestin lojtarit, ofendime dhe fërshëllima ndaj mesfushorit

13 Shkurt 2022, 16:07 Nga DOSJA
Tifozët e Milanit nuk ia falin gjestin lojtarit, ofendime dhe

ITALI-Marrëdhënia mes Franck Kessie dhe tifozëve të Milanit po lëkundet gjithnjë e më shumë dhe tani është afër ndarjes përfundimtare. Pavarësisht golit të shënuar ndaj Lacios në Kupën e Italisë dhe festës pranë tifozëve, mesfushori nuk është falur nga tifozët për shkak të rinovimit dhe gjatë leximit të formacioneve ndaj Sampdorias ai u prit me një mori fërshëllimash.

Sikur të mos mjaftonte kjo, tifozët kuqezi shfaqën një pankartë të qartë: “Ata që e duan Milanin e dëshmojnë me fakte, përshëndetje të përzemërta për ata që janë të pakënaqur”.

Fërshëllima, fjalë dhe gjeste që sigurisht nuk e lënë indiferent lojtarin nga Bregu i Fildishtë. Kessie vëzhgoi gjithçka nga pankina, por tifozët vazhduan me linjën e ashpër të protestës për mosrinovimin që duket ende larg.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kessie milan kessie milan

Sondazh

Poll