Sport

VIDEO/ Kukësi fiton me “poker” golash, Kastrioti dorëzohet pa kushte…

13 Shkurt 2022, 15:10 Nga DOSJA
VIDEO/ Kukësi fiton me “poker” golash, Kastrioti dorëzohet

RROGOZHINE – Kukësi bën detyrën kundër Kastrioti, verilindorët fituan me rezultatin 4-0 në fushën e “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, duke u barazuar me pikë me kurbinasit e Laçin në vendit të dytë, që nesër do të luajnë në transfertë kundër Dinamos.

Edhe pse krutanët ishin të parët që kërcënuan me sulmuesin anësor Silvio Zogajn. Më pas, përgjithësisht loja ishte e ekuilibruar, e barabartë, me sulme nga të dyja skuadrat.

Gjithsesi goli i parë, edhe pse disi aksidental, do të shënohej nga Gligorov ai që në minutën e 40-të, pas një topi të devijuar nga Karakaçi.

Katër minuta më pas verilindorët fituan edhe një penallti, pavarësisht se krutanët protestuan shumë. Gjelbrim Taipi nuk fali, duke e çuar skuadrën e tij në dhomat e zhveshjes në epërsinë 2-0.

Taipi rrezikoi në fillimin të pjesës së dytë për Kukësin, por skuadra e Longo festoi golin e tretë, pas një gjuajtje mjeshtërore të Edi Basa në minutën e 54-t, që finalizoi një aksion të ndërtuar bukur.

Verilindorët u shfaqën sërish disa herë rrezikshëm në portën e Kastriotit, por vetëm në shtesë, saktësisht në minutën 90+2, e realizuan golin e katërt me Bahtirin, i cili edhe fiksoi fitoren e thellë 4-0 të Kukësin ndaj Kastriotit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport deklarata e kukësit dënohet kukësi drejtori i ekipit te kastriotit sulmon gazetarin kukësi miqësore luksi ndaj kastriotit në kamëz deklarata e kukësit dënohet kukësi drejtori i ekipit te kastriotit sulmon gazetarin kukësi miqësore luksi ndaj kastriotit në kamëz

Sondazh

Poll