Sport

Trajneri i ri i Manchester Unitet? Drejtuesit synojnë Ten Hag, lojtarët duan Pochettinon…

13 Shkurt 2022, 07:04 Nga DOSJA

ANGLI – Administratori Richard Arnold, i cili ka marrë drejtimin nga Ed Woodward, si drejtori i lartë në “Old Trafford”, mbështet propozimin e Ralf Rangnick, për t’i besuar sezonin e ardhshëm pankinën e Manchester United, trajnerin të Ajaxit, Erik ten Hag, 52 vjeç.

Ish-drejtori Woodward bëri përpjekje për të sjellë Mauricio Pochettino nga Paris Saint-Germain menjëherë pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer në nëntor nga drejtimi i “Djajve të Kuq”. Kjo rezultoi e pamundur. Mirëpo në koridoret e “Old Trafford” dëgjohen zëra se shumë nga lojtarët e United dëshirojnë ish-trajnerin i Spurs, Mauricio Pochettinon, pasi të përfundojë mandati i Rangnick.

Por Rangnick, i vendosur të kalojë në një rol konsulenti kur përfundon mandati i tij si trajner menaxher, është i bindur se Ten Hag është njeriu i duhur për të udhëhequr një ringjallje afatgjatë të Manchester United. Gjithsesi, emërimi i një trajneri të ri te “Djajtë e Kuq”, është larg nga vendimi i vetëm i madh, me të cilin përballen dy njerëzit më të fuqishëm në “Old Trafford”.

Ndërkohë United ka nevojë dëshpërimisht për një qendërsulmues të ri, por janë pak a shumë të dorëzuar për të qenë jashtë garës për Erling Haaland. Alexander Isak i Real Sociedad është ndër opsionet që po shqyrtohen, por klubi ka nevojë për dikë në gjendje të ofrojë menjëherë, jo një të ri që do të marrë kohë për t’u përshtatur.

Arnold dhe Rangnick gjithashtu duhet të zgjidhin edhe të ardhmen e Paul Pogba. Francezi, 28 vjeç, po tregon shenja se dëshiron të qëndrojë, pasi kontrata e tij përfundon në qershor. Ai është rikthyer në fushë, pas një pushimi të gjatë me një dëmtim në kofshë, por do të duhet të performojë mire, për të bindur United se ai meriton llojin e pagës që ai dhe agjenti Mino Raiola do të kërkojnë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport administratori richard arnold erik ten hag i manchester united për të zëvendësuar solskjaerin kontratën me manchester united për të sjellë mauricio pochettino nga paris saint-germain trajnerin të ajaxit administratori richard arnold erik ten hag i manchester united për të zëvendësuar solskjaerin kontratën me manchester united për të sjellë mauricio pochettino nga paris saint-germain trajnerin të ajaxit

Sondazh

Poll