Sport

Trazira në Sao Paulo pas finales Palmeiras-Chelsea. Një 35-vjeçar humb jetën…

13 Shkurt 2022, 11:24 Nga DOSJA
Trazira në Sao Paulo pas finales Palmeiras-Chelsea. Një

BRAZIL Një 35-vjeçar u qëllua dhe u vra, të shtunën në incidentet që shpërthyen në Sao Paulo, pas humbjes 2-1 të Palmeiras ndaj Chelseas, në finalen e Kupës së Botës për Klube në Abu Dhabi. I goditur nga një plumb në gjoks, sipas autoriteteve, ai u nënshtrua plagëve të marra në spital.

“Përleshje mes tifozëve të Palmeirasit u raportuan në disa vende. Në një përleshje një burrë u qëllua, – tha për AFP një burim i sigurisë publike në shtetin So Paulo. – Një tifoz u arrestua në flagrancë pas vrasjes”, shtoi burimi.

Mijëra tifozë të Palmeiras, përfshirë familjet me fëmijët e tyre, ishin mbledhur pasdite pranë stadiumit të zakonshëm të ekipit të tyre, në mbrëmje për të ndjekur ndeshjen nga distanca, raporton një gazetari të AFP.

Ndërsa rezultati i ndeshjes ishte i pasigurt në Abu Dhabi, ku Chelsea fitoi me penallti në kohën shtesë, atmosfera degjeneroi në Sao Paulo. Policia lokale shpërndau turmën mes hedhjes së gurëve dhe objekteve të të gjitha llojeve.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea fitoi kundër al-hilal (1-0) në gjysmëfinale chelsea u kualifikuar për më tej kupës së botës për klube në abu dhabi palmeiras ndaj chelseas skuadra braziliane palmeiras chelsea fitoi kundër al-hilal (1-0) në gjysmëfinale chelsea u kualifikuar për më tej kupës së botës për klube në abu dhabi palmeiras ndaj chelseas skuadra braziliane palmeiras

Sondazh

Poll