Sport

Mateu Alemany, drejtori sportiv i Barcelonës: “Largimi i Messit nuk ishte surprizë”…

13 Shkurt 2022, 06:53 Nga DOSJA
Mateu Alemany, drejtori sportiv i Barcelonës: “Largimi i Messit nuk

SPANJE – “Fatkeqësisht, largimi i Messit nuk ishte një surprizë”. Kështu është shprehur gjatë një takimi me studentët, Mateu Alemany, drejtori sportiv i Barcelonës, teksa i është rikthyer edhe një herë largimit të Lionel Messit, verën e kaluar drejt PSG-së.

“Ishte realiteti i momentit,- shtoi lideri, i cituar nga “Marca”, duke saktësuar, – se ‘blaugranët’ nuk mund ta përballonin ekonomikisht mundësinë për ta mbajtur “Pleshtin”, që më në fund iu bashkua PSG-së. Ne vendosëm që klubi ishte mbi të gjithë. Megjithatë kemi humbur shumë në aspektin komercial.

Rindërtimi klubit, i skuadrës katalane kërkonte largimin e Messit, sepse ish-drejtuesit kishin gabuar në rekrutimin e lojtarëve në të kaluarën dhe e futën klubin në borxhe. Largimi i Messit është pasojë dhe jo shkaku i katastrofës, siç thonë disa anti-katalanas kur zbulojnë rrogën e tij… Messi ka sjellë më shumë se sa ka kushtuar (financisht dhe sportivisht),”- është shprehur drejtori Alemany para studentëve, në një universitet në Katalonjë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport argjentinasi lionel messi drejtori sportiv i barcelonës largimit të lionel messit nga barcelona mateu alemany në një universitet në katalonjë argjentinasi lionel messi drejtori sportiv i barcelonës largimit të lionel messit nga barcelona mateu alemany në një universitet në katalonjë

Sondazh

Poll