Sport

James Milner nuk pritet të japë lamtumirën futbollit në fund të sezonit, sipas Jürgen Klopp

13 Shkurt 2022, 11:48 Nga DOSJA

ANGLI – Në moshën 36-vjeçare, mesfushori James Milner i Liverpool ende nuk dëshiron ta përfundojë karrierën e tij sportive. Madje nuk ka “asnjë shans” që ai të japë lamtumirën në fund të sezonit, sipas trajnerit të tij Jürgen Klopp.

Pas përvojave te Leeds United, Newcastle United, Aston Villa dhe Manchester City, përpara se të nënshkruante si lojtar i lirë me Liverpool në 2015, Milner ka zhvilluar edhe 273 ndeshje në fanellën “Reds”, me të cilët ishte kampion në vitin 2020.

“Nuk ka asnjë shans që ”Millie” të largohet në fund të sezonit, ai me të vërtetë dëshiron të luajë,- tha Klopp para ndeshjes mes Liverpool dhe Burnley këtë të dielë (15:00), si pjesë e javës së 25-të të Premier League.

Dhe e kuptoj, të jem i sinqertë. Kur jeni të bekuar me shëndet të mirë, duhet ta zgjasësh karrierën sa më tepër, të luash futboll është gjëja më e mirë. Gjithçka do të jetë mirë për ”Millie”. Ai e do shumë atë që bën dhe patjetër do të luajë edhe sezonin e ardhshëm”.

Kontrata e Milnerit skadon qershorin e ardhshëm dhe Klopp ka konfirmuar se bisedimet janë duke u zhvilluar për zgjatjen e marrëveshjes me lojtarin.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp champions league kundër liverpoolit kapitenit të liverpoolit mesfushori james milner i liverpool nuk dëshiron ta përfundojë karrierën e tij sportive “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp champions league kundër liverpoolit kapitenit të liverpoolit mesfushori james milner i liverpool nuk dëshiron ta përfundojë karrierën e tij sportive

Sondazh

Poll