Aktualitet

Nis me Ditën e të Dashuruarve, java që vjen sjell shi e dëborë, e mërkura shënon kulmin

13 Shkurt 2022, 16:04 Nga DOSJA
Nis me Ditën e të Dashuruarve, java që vjen sjell shi e

TIRANË– Meteorologët parashikojnë një mot me reshje shiu e temperatura mesatare për javën që vjen, e cila nis me Ditën e të Dashuruarve, 14 shkurt. Mimozat që lajmërojnë ardhjen e pranverës, kanë çelur nëpër gjithë qytetin. Sipas Shërbimit Meteorologjik, shiu do të jetë i pranishëm në vend gjatë tre ditëve të para të javës. Reshjet do të bëhen më intensive të mërkurën, ndërsa më pas moti do të vijojë të zbutet.

Reshjet e dëborës do të jenë të pakta, kryesisht në zonat malore. Temperaturat gjatë javës që vjen do të shkojnë deri në 17 gradë celcius, ndërsa era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 dhe 3 ballë.

Parashikimi i motit për javën që vjen:

Java pritet e ndryshueshme në aspektin meteorologjik. Dy ditët e para të saj do të jenë përgjithësisht me kthjellime e vranësira, të cilat hera herës do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta e lokalisht mesatare në veriperëndim. Dëbora e dobët do të prekë majat e alpeve si dhe majat e maleve në verilindje. Ditën e mërkurë kalimi i një fronti të ftohtë do të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin dhe në veriperëndim dhe bregdet në formën e shtrëngatave me rrufe. Më tej situata do të vijë drejt përmirësimit. Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare ditën e mërkurë duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 dhe 3 ballë.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit 1 korrik 2021 moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit 1 korrik 2021

Sondazh

Poll