Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 45-vjeçari

13 Shkurt 2022, 14:03 Nga DOSJA
EMRI/ I shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje,

LUSHNJE– Marjan Hema, 45 vjeç banues në Lushnje është vënë në pranga pasi akuzohet se ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. Sipas njoftimit të policisë për Hemën, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Në momentin që është prangosur në lagjen “Savër” në Lushnjë, policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik, 12 krëhëra pistolete dhe automatiku, 179 fishekë pistolete dhe automatiku, 2 silenciator dhe 1 tytë të montuar, 3 shula automatiku, 1 kallëp tritoli, 1 fitil zjarrpërcjellës, 1 granatë difensive, 2 radio dore marrëse dhënëse.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

M.H., 45 vjeç, banues në Lushnjë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë me vendimin e datës 14.12.2021, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në datë 20.10.2021, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim nga ky shtetas në lagjen “Savër”, Lushnjë, gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatik, 12 krëhëra pistolete dhe automatiku, 179 fishekë pistolete dhe automatiku, 2 silenciator dhe 1 tytë të montuar, 3 shula automatiku, 1 kallëp tritoli, 1 fitil zjarrpërcjellës, 1 granatë difensive, 2 radio dore marrëse dhënëse. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedural.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet marjan hema marjan hema policia e lushnjes arrestohet marjan hema marjan hema policia e lushnjes

Sondazh

Poll