Aktualitet

Vodhi makinën u aksidentua dhe u zhduk, pranga të riut në Vlorë

13 Shkurt 2022, 14:48 Nga DOSJA
Vodhi makinën u aksidentua dhe u zhduk, pranga të riut në

VLORË– Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në njëoftimin e Policisë së Vlorës bëhet me dije se A. J., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin e datës 11.01.2022, i  ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për kryerjen e veprave penale “Drejtimi automjeteve në mënyrë të parregullt”, ” Largimi nga vendi aksidentit”, ” Vjedhja”. 29-vjeçari më 29 dhjetor të vitit të kaluar ka vjedhur një automjet dhe duke u larguar, tek Rruga e “Cipajve”, lagjia Pavarsia 3, ka përplasur një automjet tjetër dhe ka braktisur vendin e ngjarjes. Ndërsa një 36-vjeçare me inicialet E.H., është arrestuar pasi akuzohet për drejtimin e automjeve në mënyrë të çrregullt.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. J., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin e datës 11.01.2022, i  ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për kryerjen e veprave penale “Drejtimi automjeteve në mënyrë të parregullt”, ” Largimi nga vendi aksidentit”, ” Vjedhja”. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë  29.12.2021, ka vjedhur një automjet dhe duke u larguar,  tek Rruga e “Cipajve”, lagjia Pavarsia 3, ka përplasur një automjet tjetër dhe ka braktisur vendin e ngjarjes. Në pranga u vu shtetasja E.H36 vjeçe për veprën penale ‘drejtim i automjeteve në mënyrë të çregullt’.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e vlores policia e vlores

Sondazh

Poll