Aktualitet

Drogë në speca! Kapen mat dy shqiptarët në Itali, tregtonin ‘perime’ nga Spanja

13 Shkurt 2022, 15:40 Nga DOSJA
Drogë në speca! Kapen mat dy shqiptarët në Itali, tregtonin

ITALI– Një 44-vjeçar spanjoll dhe dy shqiptarë të moshave 40 dhe 30 vjeç janë vënë në pranga nga karabinierët pasi akuzohet se transportonin kokainë nga Spanja drejt Italisë. Mediat italiane shkruajnë se ngarkesa e madhe me lëndë narkotike u zbulua në një magazinë në Via Vaçareçia nga Policia Rrugore e Aprilias në Pomezia.

Saktësisht 182 kilogramë hashash dhe marihuanë, u zbuluan dhe sekuestruan nga policia, të fshehura në një ngarkesë me speca që supozohet se kishte ardhur nga Spanja për të mbushur tregjet e Pomezias.

Policët ishin duke gjurmuar disa automjete të dyshimta që besonin se ishin lënë të braktisura në pjesën periferike të Pomezias, dhe më pas hynë në magazinë e zonës industriale pranë Via Pontina ku zbuluan drogën.

Aty kanë gjetur drejtuesin e mjetit që transportonte zyrtarisht ‘specat’, një 44-vjeçar spanjoll që po ndihmohej nga dy bashkëpunëtorët shqiptarë, për të futur drogën në bagazhin e dy makinave me targa italiane, një Dacia Duster dhe një Renault Kangoo. Droga u sekuestrua ndërkohë që vijojnë hetmet që do të bëjnë të mundur dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të spanjollit e shqiptarëve.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kanabis ne itali policia italiane shqiptaret ne itali kanabis ne itali policia italiane shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll