Aktualitet

I mori 1 mln lekë 61-vjeçares për letrat e pensionit,vihet në hetim punonjësja e Sigurimeve

13 Shkurt 2022, 14:19 Nga DOSJA
I mori 1 mln lekë 61-vjeçares për letrat e pensionit,vihet

POGRADEC– Një punonjëse pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Pogradec është vënë nën hetim nga policia. Kjo pasi ajo i ka marrë një 61-vjeçareje në Buçimas një shumë parash prej 150 mijë lekësh për t’i bërë dokumentet për pensionin e pleqërisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, pas publikimit të rastit më datë 10.02.2022, në emisionin investigativ “Fiks Fare”, filluan procedimin penal për veprën “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasen: A. B., 58 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi kjo shtetase me detyrë punonjëse pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore Pogradec, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke i marrë shtetases M. B., 61 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, shumën prej 15000 lekë, me qëllim bërjen e dokumenteve për pensionin e pleqërisë të bashkëshortit të 61-vjeçares. Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Arjana Brahollari është punonjëse e Sigurimeve Shoqërore Pogradec e cila u procedua nga policia ka mashtruar Mimoza Bejkon. Kjo e fundit u ankua në emisionin Fiks Fare se ka dhënë 150 mijë lekë ryshfet, për t’i mbledhur vitet e punës. Brahollari dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke i marrë 61 vjeçares Mimoza Bejko, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, shumën prej 15000 lekë, me qëllim bërjen e dokumenteve për pensionin e pleqërisë të bashkëshortit të 61-vjeçares.

Sipas Bejkos, punonjësja Arjana Brahollari për t’ju dhënë shërbim qytetarëve u kërkon pagesë. Shërbimi që zonja Mimoza Bejko kërkonte nga punonjësja e sigurimeve ishte mbledhja e viteve të punës dhe më pas dokumentet ti dërgonte në Korçë. Por ky shërbim nuk po i kryhej pavarësisht se çdo dokument e kishte në rregull.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arjana brahollari institutit të sigurimeve shoqërore pogradec arjana brahollari institutit të sigurimeve shoqërore pogradec

Sondazh

Poll