Aktualitet

Për peshkim pa leje, bllokohet skafi i dy vëllezërve në Sarandë

13 Shkurt 2022, 15:47 Nga DOSJA
Për peshkim pa leje, bllokohet skafi i dy vëllezërve në

SARANDË– Një skaf 4.5 metra i gjatë është bllokuar pasi rezultuar se lundronte pa dokumentacionin e nevojshëm. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se skafi në fjalë drejtohej nga dy vëllzërit me inicialet E. SH., dhe S.SH., të cilët janë proceduar penalisht. Vëllezërit kishin dalë për peshkim pa njoftim si dhe nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm për të ushtruar aktivitetin e peshkimit apo të mjetit lundrues.

Njoftimi zyrtar:

Policia Kufitare bllokon një mjet lundrues skaf, pa dokumentacion përkatës. Procedohen penalisht 2 vëllezër. Policia Kufitare e Sarandës, gjatë patrullimit në det, në zonën e Ksamilit ka konstatuar dhe më pas bllokuar një mjet lundrues skaf, 4.5 metra, pa dokumentacion që drejtohej nga shtetasi E. SH., së bashku me vëllain e tij shtetasin S. SH.  Policia Kufitare ka bërë bllokimin e mjetit lundrues dhe ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë dy vëllezërit, për veprime të mëtejshme. Në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë rezultoi se ky shtetas, së bashku me shtetasin S. Sh., kishin dalë për peshkim pa njoftim si dhe nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm për të ushtruar aktivitetin e peshkimit dhe nuk dispononin asnjë dokument për mjetin lundrues (skaf). Në përfundim të veprimeve dy vëllezërit janë proceduar penalisht për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet skafi ne sarande policia e sarandes bllokohet skafi ne sarande policia e sarandes

Sondazh

Poll