Aktualitet

Inceneratorët/ Basha: Rama bën gati kurbani e radhës! Tabaku: Nesër marrim dëshmitë

13 Shkurt 2022, 12:00 Nga DOSJA
Inceneratorët/ Basha: Rama bën gati kurbani e radhës! Tabaku:

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli ditën e sotme në një konferencë për shtyp nga Selia. Basha ripërsëri akuzat e tij për çështjen e inceneratorëve dhe u shpreh se Lefter Koka është vetëm bishti i kësaj afere sipas tij, teksa kurbani i radhës po bëhet gati që të shpëtohen përgjegjësit e vërtetë. Basha, i bëri thirrje SPAK që të vazhdojë hetimet për çështjen e inceneratorëve dhe të mos presë dorëheqjen e zyrtarëve për t’i arrestuar, duke përmendur ministra të Qeverisë Rama por pa dhënë emra. Basha tha se Qeveria ka vjedhur 430 mln euro nga shqiptarët me inceneratorët pasi sipas tij në asnjë nga 3 inceneratorët nuk bëhet asgjë. Ai denoncoi se kandidatja e Partisë Socialiste në Durrës, Emiraian Sako ka firmosur një tender me vlerë 10 mln euro.

Nënkryetarja Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë konferencës tha se kryeministri Edi Rama është mbrojtësi politik i aferës së inceneratorëve dhe se kjo është kontrata më diskriminuese. Ajo paralajmëroi se nesër 3 administratorët e 3 inceneratorëve pritet që të jenë në Komision Hetimor Parlamentar për të dhënë dëshmitë tyre.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Basha: Ku u zhduk Berisha të enjten? Pse nuk votoi kundër zgjatjes së Vettingut

THIRRJA/ Basha: SPAK të veprojë me arrestimet, mos presë shkarkimin e ministrave nga Rama

Komisioni/Tabaku:Nesër thirren si dëshmitarë 3 administratorë, nëse s’vijnë, me policinë…

‘Rama ka bërë gati kurbanin e rradhës’/ Cili nga ministrat? Basha: Është zbuluar pisllëku

Inceneratorët, Basha: Kandidatja e PS në Durrës ka dhënë 10 mln euro dhuratë

(A.B)/Dosja.la

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike afera e inceneratorëve lulzim basha afera e inceneratorëve lulzim basha

Sondazh

Poll