Politike

Gara për Lushnjen, Sefa takim me qytetarët: Ndava zgjidhjet për të çliruar Lushnjen   

11 Shkurt 2022, 18:07 Nga DOSJA
Gara për Lushnjen, Sefa takim me qytetarët: Ndava zgjidhjet për

LUSHNJE- Kandidati për kryebashkiak i Lushnjës nga radhët e Partisë Demokratike Indrit Sefa është takuar me qytetarë të ndryshëm ditën e sotme. Me anë të një postimi në Facebook, ku ka ndarë foto nga momentet e takimeve, Sefa shkruan se u ka ofruar atyre, zgjidhje për të çliruar Lushnjen nga njerëzit që po i marrin frymën.

Postimi i Plotë:

Në takimet sot me qytetarët në Bubullimë, ndava zgjidhet që do ofrojmë për ta çliruar Lushnjen nga një grusht njerëzish që po i marrin frymën cdo ditë. Më 6 Mars të gjithë duhet të jemi bashkë për të bërë realitet ndryshimin që dëshiron shumica dërrmuese e qytetarëve të Bashkisë Lushnje, të lënë në harresë këto vite nga bashkia e drejtuar nga Partia Socialiste dhe Eriselda Sefa. Lushnja është familja jonë e madhe dhe cilido nga ne ka përgjegjësinë për të bërë më të mirën që Lushnja të jetë një qytet i jetueshëm.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike indrit sefa zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 indrit sefa zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll