Politike

Prezantimi i Mukës në Durrës, Bylykbashi: Duhej të ishim këtu para 3 vitesh, faji i Bashës

11 Shkurt 2022, 16:53 Nga DOSJA
Prezantimi i Mukës në Durrës, Bylykbashi: Duhej të ishim

DURRËS- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka deklaruar se kandidati për kryebashkiak të Durrësit nga Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ Ardian Muka ka vizion për mirëqënien dhe mirëqeverisjen e qytetit. Gjatë prezantimit të Mukës, në Durrës, Bylykbashi tha se takimi i sotëm duhet të ndodhte para tre vitesh, por që nuk ka ndodhur për shkak të kryedemokratit Lulzim Basha.

T’ja heqim nga duart një klike të korruptuar. Një klikë socialiste që turpëron dhe socialistët e thjeshtë. Të gjitha ata që nuk kanë përfituar asgjë në 22 vite nga qeverisja socialiste. Ky takim duhej t ndodhte 3 vite më parë për të fituar bashkinë e Durrësit. Bashkia e krimbur. Ata nuk patën mundësi të zgjidhnin kryebashkakun e ri. Atë e emëroi Edi Rama. Lulzim Basha ka dashur ta marrë pushtetin me kulisa, jo me zgjedhje, si ato që u panë dje në parlamentin e Shqipërisë. Vendimi i tij na hoqi votën për ta kthyer Durrësin te qytetarët e tij. Në 11 dhjetor u ndamë nga politika e kulisave. Kjo duhet të jetë forma, vota. Kandidati që do të na përfaqësojë të jetë çuni durrsak dhe aktivisti i rritur Ardian Muka. Nuk vendosi vula e kryetarit, por vota e demokratëve.

Më shumë se politikan Ardian Muka ka vizion për mirëqeverisjen e qytetit dhe që i dhemb masakra urbane dhe e trashësgimisë kulturore. është sipërmarrësi që ka vujtuar nga monopolizmi në këtë qytet. 6 marsi është një moment i rëndësishëm historik për kthimin e pluralizmit në Shqipëri. Sa kohë që Rama mban Bashën në zyrë, sa kohë mban peng logon dhe vulën në dorën e Bashës është vdekje klinike. çdo votë për kandidatët e Bashës janë vota që do hidhen në kosh. Logoja do të ishte buzëqeshja plastike e Lulzim Bashës. Përballja jonë është me pushtetin socialist bashkohemi në një logo të re që është ‘Shtëpia e Lirisë’ që bën bashkë aleatët tanë. Nuk jemi vetëm, nën logon e Shtëpisë së Lirisë. Do të marrim përsipër shkëputjen e bashkisë nga pushteti arrogant,” tha Bylykbashi.

LAJMI KRYESOR: Berisha prezanton Mukën në Durrës: Mafia është me kravata në qeveri

(I.A;d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ardia muka oerd bylykbashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ardia muka oerd bylykbashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll