Politike

“Ndërroi pllakën”, akuzat e Berishës nga Durrësi, PD: Non-grata, një gënjeshtar ordiner

11 Shkurt 2022, 19:06 Nga DOSJA
“Ndërroi pllakën”, akuzat e Berishës nga

TIRANË– Partia Demokratike u është përgjigjur akuzave t ëish-kryeministrit Sali Berisha, i cili nga Durrësi deklaroi se kryedemokrati Lulzim Basha kishte ndërruar version për dosjen ‘Toyota Yaris’’. Në një postim në Facebook, PD shkruan se Berisha është një gënjeshtar. Partia Demokratike shton se Berisha, pavarësisht se e deklaroi votën e tij kundër ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut, nuk mori pjesë fare në votim.

“Dite e re, mashtrim i ri. Çfarë thotë sot, s’e thotë nesër. Çfarë gënjen sot, e harron nesër. Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij. Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër, prandaj kudo është vetëm ai, vetë kandidat, vetë kryetar, vetë udhëheqës, sa edhe pseudokandidatët i prezanton me foton e tij. Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet. Siç bëri dhe dje që tha se do votonte kundër, por kur erdhi koha e votës iku si burracak ordiner. Sot çdo shqiptar e ka të qartë se kush mbështet Berishën e Meten, mban Ramën,”- shkruan PD.

Nga Durrësi, Berisha e quajti mashtrues Bashën dhe të lidhur me kryeministrin Edi Rama. Ai tha se kreu i PD-së ka gënjyer për ‘Toyota Yaris’, por që belgët do t’i shkojnë deri në fund asaj dosjeje.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike partia demokratike sali berisha sali berisha ne durres partia demokratike sali berisha sali berisha ne durres

Sondazh

Poll